Sejdi Hoxha të shtunën ka marrë timonin e PDK-së në Drenas, pasi mori më shumë vota se dy kundër-kandidatët Naim Bazaj e Kushtrim Prenku, në zgjedhjet e brendshme të kësaj partie.

Krahas kësaj pozite, Hoxha është edhe krye-shef i Postës së Kosovës.

Përkundër asaj që, pas marrjes së postit të kryetarit të PDK-së në Drenas, do të ishte konflikt interesi, Hoxha ka bërë të ditur se nuk do të tërhiqet nga pozita që ka në Postë.

Ai përmes Facebook ka thënë se ka marrë një interpretim nga Zyra Ligjore e Postës së Kosovës ku sipas tij, mbajtja e dy pozitave, nuk është konflikt interesi.

Më tej ka thënë se do të konsultohet edhe me institucione të tjera në lidhje me këtë çështje.

“Zotohem publikisht se do të zbatoj çdo vendim ligjor. Asnjëherë në jetën time nuk kam qenë as nuk do të jem shkelës i ligjit”, ka shkruar Hoxha në rrjetin social Facebook.

Të nderuara media, Une dje jam zgjedhur Kryetar i Deges se PDK-se ne Drenas, ne nje proces demokratik zgjedhor.Shume…

Publiée par Sejdi Hoxha sur Dimanche 19 mai 2019