Bekim Jashari, imam nga qyteti i Podujevës i është kundërpërgjigjur sot ish-deputetit, Gëzim Kelmendi i cili dje tha se “shqiptarët janë bijë të osmanlinjëve”.

Imami Jashari, në një postim në ‘Facebook’ ka dalur kundër kësaj deklarate.

Ai ka thënë se Adem Jashari, Zahir Pajaziti e mijëra martirë tjerë, janë bijë të shqiptarisë.

“Ajo çfarë është mjaft duhet t’i themi mjaft. Nuk duhet të heshtim dhe ju ftojë të reagoni ndaj secilit që ofendon dhe përulë kombin tonë dhe figurat tona të ndritura”, ka shkruar Jashari.