Hoxha nga Podujeva, Sadat Topanica, përmes një shkrimi ka dhënë këshilla pë mësuesit kosovarë.

“Keni kujdes amanetin e madh”, i nis fjalët hoxha llapjanë me rastin e nisjes së vitit shkollor.

Shkrimi i plotë:

“Me rastin e kthimit në bankat e shkollave një këshillë për mësuesit:

Kini kujdes për amanetin e madh që e keni mbi supet tuaja me rastin e fillimit të mësimit. Përfitoni nga fëmijët e vegjël me anë të mëshires dhe butësis me ta.

Kur Zoti i mëshirshëm i shpalli Kuranin Muhamedit (paqja e Zotit qoft mbi të) i tha: ‘Në saje të mëshirës së Allahut, u solle butësisht me ta (o Muhamed). Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje…’ (Ali Imran 159)

Poashtu nuk transmetohet asnjë rast i vetëm që kur Muhamedi (paqja e Zotit qoft mbi të) të kthehej në shtëpin e tij ta ngriste zërin para antarëve të familjes.

Ai Mësuesi i njerëzimit kishte rritur katër vajza të moralshme dhe që ishin shembuj për të gjithë gjeneratën e tyre.

Ai e fitoi epitetin Mësuesi i njerëzimit për shkak të sjelljes shembullore që kishte.

Pra: Nëse doni të keni ndikim tek nxënesit tuaj së pari përfitoni zemrat e tyre dhe pastaj çdo gjë do të bëhet më e leht për këshillimin e tyre.

Mos harroni rruga e Xhenetit fillon me përfitimin e zemrave të njerëzve.

Shkruan: Sadat Topanica.”