Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha ka reaguar pas emërimit të Shkurte Aliut anëtare në Këshillin e ri Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Hoxha përmes një postimi në Facebook përmendi Shkurte Aliun, e cila ishte kandidate për deputete në vitin 2017 dhe është motra e deputetit të kësaj Lëvizje, Luan Aliu.
“Kaq për klithmat kundër bordeve familjare e partiake – Qeveria Kurti 2”, ka shkruar Hoxha.
Postimi i plotë:
Shkurte Aliu – kandidate për deputete nga LVV në vitin 2017
Shkurte Aliu – motra e deputetit të LVV – Luan Aliu
Shkurte Aliu – u emërua anëtare e Bordit të Teatrit Kombëtar të Kosovës nga Ministri Hajrulla Çeku – 2021
KAQ PËR KLITHMAT KUNDËR BORDEVE FAMILJARE E PARTIAKE – QEVERIA KURTI 2PO NJËSOJ SI AJO KURTI 1.NDRYSHIMI…!!! ???