Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar një grup studentësh të Universiteteve të Vjenës dhe Venedikut, me ç’rast ka diskutuar për të arriturat, sfidat dhe proceset integruese.

Ministrja Hoxha me këtë rast ka thëne se “të rinjtë tanë, kanë dëshmuar kapacitete të lartë në të gjitha fushat, shkencë, art, sport, muzikë”.

E para e Integrimeve theksoi se “Takimi me studentët e universiteteve të Vjenës dhe Venedikut, ishte bashkëbisedim i sinqertë dhe shumë i këndshëm, ngase, në prezantimin tim por edhe pyetjet e tyre, për punën tonë, intencat dhe pritjet tona, në veçanti për rininë tonë shembullore”

Hoxha shtoi se “U dakorduam se pengimi i studentëve të vendit tonë për të qenë të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre, është kundër vlerave të Bashkimit Evropian. Të rinjtë tanë, kanë dëshmuar kapacitete të lartë në të gjitha fushat, shkencë, art, sport, muzikë”, njofton Ministria e Integrimeve.

E ardhmja jonë, ishte, është dhe mbetet integrimi me vlerat euro-atlantike!”