Pas pak pritet të fillojë seanca për votimin e presidentit të Kosovës.
Pasi hyri në Kuvend, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, iu drejtua gazetarëve të cilët po qëndronin në holl.
“A jeni gati për pjesen e dytë të dramës?”.
Hoxhaj u shpreh kështu pas zhvillimeve të djeshme me Ligjin për Zgjedhjet.
Si kandidatë për presidentë janë paraqitur Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.
Akoma nuk ka filluar seanca për votimin e kreut të ri të shtetit.