Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se në një bisedë që e ka pasur me komisionierin, Johanes Hahn, ky i fundit i ka thënë atij se ka një vendosmëri të plotë që Kosovës do t’i hiqen shpejt vizat.

Hoxhaj këto komente i bëri në fjalën e tij gjatë seancës së jashtëzakonshme për Raportin e Progresit, i cili foli ne emër të Qeverisë në mungesë të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ky zyrtar i lartë tha se Raporti i Progresi tregon gjendjen faktike të Kosovës. Ky vlerësim sipas tij, është si rezultat i punës që ka bërë qeveria paraprake dhe kjo e tanishmja.

“Meqë haradinaj ishte një angazhim më luti që të vijë në kuvend dhe të marr qëndrim në këtë raport. Raporti i komisionit evropian i prezantuar më 17 prill është një vlerësim edhe objektiv edhe real edhe i saktë i gjendjes në të cilën është Kosova ku ne analizë ky raport përmend dhe progresin që ka pas vendi por edhe ngecjet e sfidat në fusha të caktuar. Ky është një vlerësim i punës së të dy qeverive dhe kuvendit të Kosovës dhe i cili përfshinë edhe ndërprerjes së punës për shkak të zgjedhjeve të parakohshme dhe ato lokale. Ne si qeveri kemi merri që ta lexojmë raportin në tërësi, por nuk kemi analizuar çdo paragraf”, tha ai.

Hoxhaj theksoi se të hënën kanë mbledhje të qeverisë dhe aty do të reflektojnë se a pasuron gjendjen saktë apo mos ka edhe përsëritje.

Ai shtoi se falë demarkimit dhe ratifikimit të demarkacion dhe përmirësimit në luftën kundër korrupsioni në Kosovë ka një vlerësim pozitiv për vizat.