Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në konferencën e jashtëzakonshme të mbajtur pas vendimeve të Qeverisë për nismën e ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet, ka thënë se e gjithë kjo është dramë e turpit.

Sipas tij, të gjithë këtë e ka iniciuar Qeveria Kurti, për shkak se është Kryeministri Albin Kurti ai i cili ka frikë nga pushteti.

”Kjo se çka po ndodh sonte në Kuvendin e Kosovës dhe me Qeqverinë e Kosovës, ku e gjithë vëmendja është e qytetarëve për shkak të Qeverisë Kurti. E ka vetëm një emër, e ka emrin një dramë e turpit e iniciuar nga Qeveria Kurti. Në vend që të mblidheshim për të diskutuar se si ta kemi një plan për ta vaksinuar popullatën, ku ekonomia çdo ditë po shkatërrohet, ne merremi me një krizë të re, e cila krizë e ka burimin tek kryeministri Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, e cila shfaqet me idenë e Ligjit për Zgjedhje. Në vend të kemi një plan, në vend që të kemi masa për t’u përballë me armikun e padukshëm si COVID-19, ne me orë të tëra qëndrojmë në Kuvendin e Kosovës, të cilin vullnetin e popullit po e keqpërdor Qeveria e re”, tha ai./Llapi.info