Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj u ka bërë thirrje të gjitha partive në Kosovë që ta votojnë ligjin për shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura, i cili do të procedohet sot në Kuvendin e Kosovës.
Hoxhaj tha se kjo është ditë jashtëzakonisht e rëndësishme, që e sjell Kosovën në një kapitull të ri duke e bërë me Forca të Armatosura.
Zëvendëskryeministri Hoxhaj theksoi se Lista Serbe dhe Beogradi nuk mund ta bllokojnë këtë process deri në pafundësi. Ai tha se qëndrimi i PDK-së është i qartë, sic ka qenë gjithmonë, se Kosova është vend sovran dhe duhet ta ketë ushtrinë e saj.
“Ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për Kosovën, procedimi në Kuvendn e Kosovës i tri projektligjeve të miratuara në qeveri për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Forcë të Armatosur. Qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës ka qenë gjithmonë i qartë, dhe vazhdon të jetë i tillë. Kosova është vend sovran dhe do ta ketë ushtrinë e saj. Lista Serbe dhe Beogradi nuk mund ta bllokojnë këtë process në pafundësi. Të gjitha partitë politike në Kosovë duhet ta mbështesin këtë ligj, i cili sjell një kapitull të ri që e bën Kosovën me Forca të Armatosura”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.