Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj nuk është aspak i kënaqur me punën e kryeministrit, Albin Kurti.
Në një intervistë për T7, Hoxhaj tha se Kurti nuk është në tokë të bukës, transmeton Indeksonline.
Sipas kryetarit të PDK-së, Kurti është duke dështuar thellë.
“Do të bëjmë një opozitë që do ta ketë rolin vëzhgues dhe monitorues. Zoti Kurti në këto tre javët e fundit është duke dështuar thellë.”
“Kam pritë që kur ta merr detyrën e Kryeministri të merret me detyra konkrete. Kam prit që kur ta merr detyrën të shkonte në Stamboll, Bruksel dhe Emirate të siguronte vaksina, por e kemi pa atë në Shqipëri, në Lezhë dhe Gjirokastër. Ky vend ka nevojë për një opozitë që t’ia hapë sytë zotit Kurti sepse ai nuk është në tokë të bukës, siç thotë populli” tha Hoxhaj.