Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vizituar sot Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.

Me këtë rast, Hoxhaj është shprehur se kjo parti, siç ka thënë ai, po rritet çdo ditë.

 Mikpritje e përzemërt sonte në Podujevë. Rimëkëmbja po rritet çdo ditë dhe kudo në Kosovë. I lumtur me përkrahjen e të gjitha gjeneratave dhe profesionistëve, që janë rreshtuar me vizionin e PDK-së për shtet që u shërben të gjithëve. Si parti e dalë nga lufta mbrojtëse çlirimtare, PDK-ja është garancia e vazhdimësisë së shtetndërtimit dhe jo e degradimit. Kosova është e fortë, kur PDK-ja është e fortë”, ka shkruar ai./Llapi.info