Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë sot në seancën ku po diskutohet programi i qeverisë Kurti 2 se prezantimi i programi 2 muaj me vonesë nuk kishte kurrëfarë nevoke për seancë urgjente, përveç nëse qeveria do të sillte ndonjë vendim urgjent për vaksinim të qytetarëve kundër covid që sipas Hoxhajt do të duhej të ishte prioritet urgjent i qeverisë.
“Pamjet e shemtuara të trajtimit të prindërve, gjyshërve dhe të moshuarëve tanë, ku ata shtyheshin me njëri tjetrin, pa fajin e tyre, për të marrë një vaksinë, tregojnë që vendi është drejt një katastrofe shëndetësore. Kudo në botë, edhe tek ne, është detyrë e kryeministrit që të siguroj vaksinat. Mirëpo ai dhe qeveria e tij pa asnjë justfikimi i kanë braktisur qytetarët në betejën e vështirë me pandeminë. Sepse nuk kanë guxim, dije dhe përvojë që të menaxhojnë pandeminë”, tha Hoxhaj.
Duke folur për programin qeverisës, kreu i PDK-së tha se ky program nuk ka as plan veprimi, objektivat nuk përkthehen në aktivitete konkrete, nuk ka afate kohore.
“Albin Kurti kishte krijuar për disa vite bindjen se kurdo që do fitonte zgjedhjet dhe do udhëheq qeverinë, do të bënte transformimin e madh politik, ekonomik dhe shoqëror në vend. Në fakt, kjo ka të bëjë me diçka tjetër: çdo demagog dhe populist e ka talentin e veçantë, me i ba reklamë vetes. Këtu zoti Kurti është një shembull i mjerë në mesin e demagogëve në histori dhe populistëve në demokraci”, tha Hoxhaj.
Ai tha se në programi qeverisës i Albin Kurtit është një përrallë dhe ikje nga realiteti e premtimet zgjedhore.
“Në faqen 6 thuhet se do sigurohen vaksinat për 60 % të grup moshave që duhet vaksinuar brenda vitit, ndërsa në faqen 7 thuhet se ato sigurohen për 60% të qytetarëve të Kosovës. z. Kurti është dashur ta dijë se 60% i qytetarëve të Kosovës është rreth 1 milion e 100 mijë, por 60% i atyre që janë mbi 65 vjet është diku rreth 8 % apo rreth 130 mijë. Cila është e vërteta në këtë rast? A do t’i vaksinoni 130 mijë, a 1 milion e 100 mijë? Me këtë dinamikë dhe me ndihma, nuk besoj që deri më 2025 mund të vaksinohen qyetetarët! Nuk mund të luani me fatin e qytetarëve duke u nisur nga zotimet e huaja, sepse zotimet e huaja, janë shprehje gatishmërie, kur atyre t’iu vjen mundësia, e nuk janë obligime që i kanë ndaj nesh. Sigurimin e vaksinave e keni obligim ju, dhe nuk mund tua bartni partnerëve të jashtëm”, tha Hoxhaj.
Ai tha se si pasojë e pandemisë afër 60 mijë kosovarë i kanë humbur vendet e punës, ndërsa Albin Kurti thotë se do ta rrisë fuqinë blerëse me intervenime në likuiditetin e amvisërisë dhe më pas flet në program për daljen nga pandemia dhe riorientim ekonomik drejt prodhimit dhe eksportit.
“Kush ju tha që po dalim nga pandemia? Prej kujt i keni këto garanca? Kjo z. Kryeministër, dëshmon se ju seriozisht nuk jeni në tokë të bukës. Pra, këta mijëra të papunë që janë lënë vetëm e pa të ardhura, këto mijëra biznese që janë shuar dhe s’kanë shpresë të rinisin, pa një ndihmë fiskale qeveritare, nuk të kanë bërë përshtypje, por ke dalë menjëherë tek eksporti. Kjo është asgjë më shumë, se abstenim i plotë nga përgjegjësia për ta parë realitetin ashtu siç është dhe për ta ndihmuar ekonominë që t’i bëjë ballë këtij realiteti. Madje as buxhetin e dedikuar për stimulim të ekonomisë në pandemi për bizneset dhe punëtorët, që është paraparë në Ligjin për Rimëkëmbjen e Ekonomisë, nuk e keni përmendur fare. Nëse nuk doni ta zbatoni atë plan, pse nuk e keni sjellë një plan tuajin atëherë?”, tha Hoxhaj.
Ai tha se themelimi një Fondi Sovran dhe një Bankë Zhvillimore është asgjë më shumë se një lojë fjalës.
“Ju në fakt, as për Trepçën, as Postën, as KEK-un, që i keni përdorur si diskurs popullist për të ardhë në pushtet, nuk keni kurrfarë plani”, tha Hoxhaj.
Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, tha se programi i qeverisë Kurti 2 nuk ngjanë fare me programin e që Albin Kurti ka garuar në zgjedhjet e fundit.
“Pra janë dy programe, të ndryshme. Pse është kjo? Sepse i pari është shkruar në zyrat e VV dhe ndoshta e ka mbykëqyrë edhe vet zoti Kurti. Programi i sotëm është shkruar nga zyra për planfikim strategjik në qeveri dhe nga drejtori i kësaj zyre, Vedat Sogojeva. Këtë program që e diskutojmë sot, mund ta quajmë programi i Vedat Sogojevës, një zyrtar i përgjegjshëm që merret me tema tenike në qeveri, dhe i ekpit të tij. Por ky nuk është program i hartuar nga ky ekip i qeverisë. Çfarë do të thotë kjo në praktikën politikë: Albini i fiton zgjedhjet, Vedati shkruan progam dhe qeverisë! Vedati ja prenë këmishën popullit, aq sa ka vullnet ai”, tha Hoxhaj.
“Shumë premtime në fushatë zgjedhore që ishin me tone epike, në program janë tretur dhe ka zero zotime për to: Vendi i garantuar i punës dhe i pagës për të rinjtë nga mosha 16-18, pushimi i lehonisë dhe ai prindëror për 12 muaj”, tha Hoxhaj.