Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar Kroacinë për marrjen e kryesimit të Këshillit të Evropës, ndërsa ka folur për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
Hoxhaj tha se Kosova është angazhuar për kriteret e anëtarësimit, dhe i plotëson të gjitha kushtet për të qenë shtet anëtar. Ai tha se asnjëherë nuk ka pasur situatë më të favorshme për Kosovën dhe aplikimin e saj në këtë organizatë.
“Urime Kroacisë për marrjen e kryesimit të Këshillit të Evropës. Kosova është angazhuar dhe plotëson të gjitha kushtet për të qenë shtet anëtar i kësaj organizate shumë të rëndësishme. Për më tepër, i kemi votat e domosdoshme dhe asnjëherë nuk ka pasur situatë më të favorshme për aplikim sesa tani. Këto rrethana të favorshme për ne i plotëson edhe kryesimi i Këshillit nga Kroacia – shtet mik i Kosovës. Përderisa aplikimi është akt, anëtarësimi është proces që merr kohë deri në dy vite, prandaj duhet të kemi qartësi strategjike në marrjen e vendimeve dhe procesin e anëtarësimit”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.