Aktivitetet e shumta humanitare që i realizon me ndihmën e xhematit të vet, janë një element që e bënë të veçantë hoxhën e xhamisë së vjetër në Podujevë, Imam Imri Llugaliun.

Imri Llugaliu tash e dy vjet është imam i xhamisë së vjetër në Podujevë, por, për këtë periudhë dy vjeçare ai së bashku me xhematin e tij, ka arritur të ndihmojë shumë familje, të ndërtoj aneksin e xhamisë, të rregulloj oborrin e xhamisë, si dhe të ndërtoj një pjesë shtesë të xhamisë për xhematin e tij.

10628442_363347817181992_686476005053648236_n

Me insistim të portalit “Llapi.info” ai ka treguar për portalin disa nga aktivitetet e shumta që i ka ndërrmarrë, të gjitha këto me ndihmën e xhematit dhe donacioneve.

“Janë 5.000kg miell të cilat janë siguruar nga xhemati. 2.000kg prej tyre janë ende të pashpërndara. Me ndihmën e xhematit ofrojm pako ushqimore me vlerë prej 50euro për 40 familje gjatë festave. Aktivitetet tona përfshijnë: ndihma ushqimore, veshmbathje, barëra, shërim jashtë vendit, mobilim te shtëpive, etj, të gjitha këto falë ndihmës së xhematit. Kemi edhe donacione, por, donacionet paraprakisht definohen se për kënd do shkojnë”, ka thënë Llugaliu.

Ai ka treguar se në bashkëpunim me disa punëtorë të PTK-së, janë duke i ndihmuar edhe dy familje jetima në fshatin Pollatë me gjëra ushqimore për çdo muaj në vlerë prej 100 euro.

Këto dy familje është duke i ndihmuar çdo muaj edhe një polic nga Vushtrria.

Imri Llugaliu është njëri ndër të parët që ka ndihmuar pesë jetimët në Llaushë të Podujevës. Ai këto ditë të fundit ka ndihmuar edhe një familje nëntë antarëshe në Dyz të Podujevës, me 100 kg miell, familje e cila është ndihmuar edhe më parë nga hoxha.

Lidhur me mungesën e xhamive në qytet, ai ka thënë se xhemati i Podujevës ka nevojë shumë për xhami në qytet.

“Xhemati i Podujevës është xhemati më i mirë në gjithë Kosovën dhe është gjynah që të falen në shi e borë. Andaj, nevoja për ndonjë xhami në qytet është shumë e madhe”, ka thënë ai./Llapi.info

10659341_309292242587550_6485465699101553541_n