Ka humbur jetë në moshë të re arsimtarja nga Malisheva, Florentina Mazreku-Krasniqi.

E njëjta ishte arsimtare për art, duke dhënë kontribut të madh në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Ibrahim Mazreku”.

Nxënësit dhe arsimtarët e kësaj shkolle sot në shenjë solidarizimi nuk do të zhvillojnë procesin mësimor.

“Nxënësit dhe arsimtarët e SHFMU “Ibrahim Mazreku”, nuk do të zhvillojnë procesin mësimor, duke u solidarizuar kështu më Florentinën dhe familjet Mazreku e Krasniqi! Florentina ishte arsimtare me përgaditje profesionale për art dhe kishte talent e prirje universale! Vdekjen e saj e ka konfirmuar Familja dhe SHFMU “I. Mazreku” në Malishevë!”, thuhet në njoftimin e mediave lokale.