Një burrë nga Prishtina është larguar nga shtëpia e tij rreth orës 09:00 dhe nga ajo kohë nuk është kthyer.
Vajza e tij ka kërkuar ndihmë për gjetjen e tij nepërmjet një postimi në grupin Network Prishtina.
“Personi në foto është babai im dhe është në gjendje depresive. Sot rreth ores 9:00- 10:00 është larguar nga shtëpia dhe nuk e dijmë ku gjendet. Veshur ka jakne të zezë, farmerkat dhe puma të kuqe. Poashtu kjo foto është bërë para një viti. Tani mjekrra dhe flokët i janë rritur. Nëse dikush e sheh ju lutem më lajmëroni në nr. 045 545 319 Ju faleminderit”.