Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në orët e vona në qytetin e Rahovecit, ku në një aksident trafiku humbi jetën tragjikisht një fëmijë i mitur, raporton Gazeta Sinjali.

Bëhet fjalë për një 17-vjeçar, i cili u përplas me motoçikletën e tij si pasojë e humbjes së kontrollit, duke pësuar lëndime të rënda.

Ai ishte dërguar në Emergjencën e Spitalit në Gjakovë, por i njëjti nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve teksa vdekjen e tij e konstatoi mjeku kujdestar.

Lidhur me këtë detaje ka dhënë edhe Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, dyshohet se viktima përderisa ka qenë duke drejtuar motoçikletën, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, humb kontrollin mbi motoçikletën, del jashtë rruge dhe rrokulliset.

Me vendim të prokurorit , trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.