Pierre Emerick Aubameyang ka qenë fytyra tragjike natën e mbrëmshme në Emirates Stadium.
Nga një hero në zero, kështu kanë qenë shumë tituj të gazetave në Angli duke iu referuar sulmuesit gabonez.
Kapiteni i Arsenalit shënoi një gol të jashtëzakonshëm në minutën e 13-të, për ta barazuar rezultatin në 1-1 me të cilin rezultat Arsenali kualifikohej tutje.
Por gjashtë minuta më vonë mysafirët shënuan me El Arabin, gol të cilin ka mundur ta zhvlerësoj Aubameyang, sikur të ishte më i saktë.
Sulmuesit afrikan i erdhi një top papritur në zonë dhe kur ishte i vetëm përballë portierit mysafir Jose Sa dështoi ta dërgonte në rrjetë atë.
Askush nuk mund të besonte se Auba ka humbur një rast të tillë, madje as vet sulmuesi që nuk mund t’i ndalte lotët edhe sa vazhdoi ndeshja.
Edhe pas përfundimit të ndeshjes Aubameyang qante vazhdimisht, teksa u ngushëllua nga bashkëlojtarët e tij dhe trajneri Arteta.
Gjithsesi huqja e tij po konsiderohet si njëra nga më spektakolaret këtë edicion në Ligën e Evropës, madje i kushtoi Arsenalit me eliminim edhe pse londinezët ishin ndër skuadrat favorite për ta fituar këtë trofe.