Kandidati për Kryetar të Podujevës nga radhët e AAK-së, Fatmir Humolli, ka bërë të ditur se ka hyrë në garë për shkak të nevojës që kanë qytetarët e Llapit për ndryshimin e gjendjes në këtëk omunë, njofton Llapi.info.
“Besueshmërinë e qytetarëve do ta ndërtojmë përmes punës sonë”, tha Humolli në Magazinën Lokale të Klan Kosovës.
“Administrata do të jetë shumë funksionale në shërbim të qytetarëve”.
Humolli tha se do të punojnë edhe në sistemin arsimor, ndërsa tha se do tën dikojmë që mallrat e prodhuesve vendorë të jenë në tryezat e tyre.
Sa i përket sistemit shëndetësor, Humolli tha që do të punojnë që t’ia kthejnë besimin mjekut.
Për më tepër, ai tha se do të ndikojnë që të rritet aftësia e bizneseve të vendit që të krijojnë sa më shumë vende pune, që përmes punës secila familje të ketë dinjitet.