Fatmir Humolli nga radhat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës gjatë emisionit Tribunë Zgjedhore për komunën e Podujevës tha se qytetarët e kësaj komune kanë humbur besimin në çdo sferë. Sipas tij ata do jenë ata që do kthejnë besimin e qytetarëve. Humolli tha se qytetarët sapo të marrin vizën mendojnë të ikin dhe të punojnë në të zezën jashtë vendit.
Humolli tha se në bazë të angazhimit të tij çdo gjë do të ndryshojë në komunën e Podujevës.
Besimi sipas tij ka humbur edhe si pasojë e sistemit ekonomik dhe papunësisë.