Hajredin Hyseni, kandidat i PDK’s për Kryetar në Komunën e Podujevës, ka thënë se komuna e cila e kërkon më së shumti ndryshimin është pikërisht Podujeva.
Ai ka thënë se ka hy në këtë garë për të bërë ndryshimin, dhe se është i bindun se ka me arritë.
Sipas tij, Agim Veliut janë duke ia kthyer shpinën shumë njerëz ngase po e shohin se ai ka bërë shkelje të rënda si në arsim, infrastrukturë, administratë dhe në shëndetësi.
“Vetëm në shërbimin civil janë 44 raste me kontrata mbi vepër dhe kjo është antiligjore”, ka thënë Hyseni duke shtuar se këto janë të gjetura të Auditorit.
Hyseni ka premtuar se në qeverisjen e tij, programi dhe puna e tij ka me qenë profesionale dhe në shërbim të qytetarëve.
Ai e ka prezentuar para opinionit programin e tij për Podujevën.
Hajredin Hyseni ka folur edhe për shumë tema tjera në Rrokum Roll.
Për më shumë shihni videon e plotë.