Kandidati i PDK-së për komunën e Podujevës, Hajredin Hyseni-Dini ka vazhduar me premtimet e tij në fushatën që po zhvillohet këto ditë për zgjedhjet lokale që do të organizohen më 22 tetor.
Hyseni përmes një postimi në Facebook ka treguar se në këtë komunë do të bëhet shërbimi I maternitetit 24 orë, transmeton Indeksonline.
“Me angazhimin edhe të dy gjinekologëve, shërbimi i maternitetit në komunën tonë, do të bëhet funksional gjatë 24 orëve”, ka thënë Hyseni.