Një 54 vjeçar nga Mitrovica ka përfunduar të dielën në prangat e Policisë serbe.
Mësohet se emri i të arrestuarit është Fahri Jusufi.
I njëjti kishte qenë kandidat i LDK’së për asamble komunale në zgjedhjet e fundit, shkruan gazetametro.net.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin, duke treguar se ka marrë informacione për arrestimin e 54 vjeçarit, mirëpo nuk dihet asgjë për motivin e arrestimit.
Sidoqoftë, Metro mëson se Jusufi ishte duke kaluar për arsye biznesore. Ai punonte në një kompani turistike të autobusëve që merrej me transportimin e udhëtarëve.