Pavarësisht që të enjten përfundon afati për trajtimin e Projektligjit për lejimin e tërheqjes së 30% të mjeteve në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Trasfere ky projektligj nuk është shqyrtuar ende në komision.
E për këtë vonim deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu po e fajëson kryetarin e komisionit, Armend Mujën. Në anën tjetër, ndaj deputetit Muja po paralajmërohet edhe ndjekje ligjore.
Projektligji që do lejonte tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti Pensional i është dërguar deputetët të Kosovës, që ta shqyrtojnë para se të hidhët në votim.
Sipas procedurës, ky Projektligj para se të shkoj në seancë para të zgjedhurve të popullit duhet që të diskutohet në komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere brenda dy deri në këtë javë.
Por, për këtë çështje ende nuk është diskutuar në komision.
E afati që ky Komision të trajtoj projektligjin përfundon të enjten.
Për këto vonesa, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës. Bekim Haxhiu i vë faj kryetarit të komisionit, Armend Mujës.
Mujën fajtor po e lënë edhe organizatorët e nënshkrimeve për tërheqjen e 30% të trustit.
Madje sipas Visar Dilit, deputeti Muja do të ndiqet ligjërisht për shkelje të ligjit.
Televizioni ka kërkuar një qëndrim edhe nga kryetari i komisionit për buxhet, punë dhe transfere, Armend Muja dhe Lëvizja Vetëvendosje, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
Projektligji për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Fondin Pensional të Kosovës, ishte hedhur në votim më 23 qershor, por nuk ishte miratuar pasi partia në pushtet, Vetëvendosje ishte kundër kësaj nisme.