Një person nga fshati Pakashticë e Epërme të Podujevës ka raportuar në Polici se është duke iu djegur prona e tij (pemishte), njofton Llapi.info.
Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.
“I njëjti dyshon se zjarri është shkaktuar nga një i dyshuar. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me vendim të tij pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info