Në fshatin Devë të Gjakovës, pronari i një stalle ka raportuar në polici se në rrethana të panjohur, stalla e tij ishte përfshirë nga zjarri.
Si pasojë e kësaj, ishte djegur i gjithë kulmi i stallës, rreth 600 duaj të sanës dhe dy krerë bagëti.
Nuk është raportuar për njerëz të lënduar në këtë rast, por se policia, po heton rastin.