Screenshot

I dyshuari për disa vepra penale në Republikën e Kosovës, përfshirë këtu edhe mashtrimet e shumë qytetarëve nga Kosova.

Identitetin e personit në fjalë, Nacionale e ka zbuluar muaj më parë, i cili ishte Edon Bytyqi me prejardhje nga Komuna e Suharekës, i cili kishte jetuar për një kohë të gjatë në Kosovë, por pastaj ishte strehuar në shtetin e Serbisë.

Nga atje, ai dyshohet se bënte mashtrime ndaj qytetarëve të Kosovës, duke iu mundësuar kështu liria, pasi që policia serbe nuk reagonte ndaj tij për veprat penale që kishte kryer në Kosovë.

Ndërkaq sot, sipas burimeve të Nacionale, Edon Bytyqi është arrestuar në Suboticë, ndërsa është dërguar për intervistim në stacionin policor në Bujanoc.

Sa ishte në stacionin policor, i dyshuari kishte kërkuar edhe ndihmë mjekësore pasi që nuk ndihej mirë me shëndet.

Arsyeja pse është arrestuar Bytyqi, nuk dihen ende, ndërkaq Nacionale ka dërguar pyetje edhe tek organet policore në Serbi.