Natën e 12 shkurtit në Mitrovicë ndodhi një ngjarje e rëndë, ku një person mbeti i vdekur dhe dy të tjerë të plagosur.
Klan Kosova pati mësuar se 23 vjeçari që u qëllua për vdekje nuk ishte cak i dorasit. Burime pranë televizionit patën thënë se cak ishte pronari i këtyre bizneseve, që njëherësh ishte edhe punëdhënësi i të ndjerit dhe dy personave të plagosur.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i dyshuari për këtë rast është vetëdorëzuar në polici.
“Rr. Bislim Bajgora, Mitrovicë 12.02.2021 – 22:19. Me datën 20.02.2021 i dyshuari mashkull kosovar është vetë dorëzuar në polici. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili për të dyshuarin ka vendosur masën e ndalimit për 48 orë”.