Mesditën e së shtunës, në Tërbovc të Lipjanit ndodhi krim brenda familjes. Një person i moshës 58-vjeçare kishte qëlluar me dy plumba vëllain e tij, Mali
Gashin, 54-vjeç, për arsyeje pronësore.
I dyshuari ka pasaportë të huaj dhe në Kosovë kishte ardhur për pushime. Por aktualisht ai ndodhet në arrati dhe se autoritetet e rendit e kanë shpallur në kërkim.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka ka deklaruar të hënën për Indeksonline se personi i dyshuari ende nuk është arrestuar, porse policia po e kërkon atë.
“Ne kemi kryer të gjitha obligimet, kemi kontaktuar edhe me aeroportin pasi që i dyshuari është në arrati dhe mund të dalë jashtë vendit”, ka thënë Beka.
Ndryshe vëllezërit Gashi prej vitesh kishin probleme me pronën ndërsa i dyshuari kohë më parë kishte vrarë edhe një fqinj të tij për të cilën vrasje kishte mbajtur 13 vjet burg.