Sapo është gjetur një trup në lumin Lepenc. Ndërkohë ende nuk dihet nëse trupi i gjetur është i njërit prej policëve të zhdukur
Kërkimeve për gjetjen e dy policëve gjatë ditës së sotme u është bashkuar edhe zhytësi i njohur nga Kosova, Ismail Kasumi.
Kasumi kishte refuzuar që të shkonte në kërkimin e dy policëve të zhdukur pasi priste ftesën e autoriteteve kompetente për të shkuar në vendin ku dyshohet se gjenden trupat e policëve të zhdukur.
Dy policët, Malësor Dashi e Armend Trena, mesnatën e së shtunës janë përfshirë në një aksident në magjistralen Kaçanik – Han i Elezit. Si pasojë e kësaj, të dy policët rezultojnë të kenë humbur në lumin Lepenc.