Një punëtore e një banke në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë ka informuar zyrtarët policorë se nga një klient janë deponuar 936 euro para të falsifikuara.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe monedhat e falsifikuara janë sekuestruar.

Prokurori i rastit ka urdhëruar policinë të hapet rast për falsifikim të parasë, ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë së Kosovës.