Mbrëmë disa persona kanë hedhur një mjet shpërthyes në shtëpinë e një personi në Prishtinë, më saktësisht në rrugën “Ahmet Krasniqi”.
Sipas njoftimit të Policisë, ankuesi mashkull ka raportuar se këtë gjë e kanë bërë persona të panjohur për të.
Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.
Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.