Pas 4 ditë që u raportua si i zhdukur, është gjetur i vdekur, Heset Rrahmani, nga komuna e Vitisë.

47 vjeçi është gjetur nga të afërm të tij të cilët kanë hasur në gjurmë të veturës në rrugën që lidhë Hanin e Elezit me Kaçanikun.

Familjarët kërkimet i kishin nisur që nga e premtja, ndërkaq informatën e fundit për të e kishin që është kthyer nga Shkupi ku ishte në vizitë të enjten.

Sipas dyshimeve të para të policisë, bëhet fjalë për vetaksident.

Trupi i viktimës është tërhequr nga FSK-ja, për shkak të terrenit të vështirë, ndërkaq vetura ka mbetur në vendngjarje.