Mëshirim Tovërlani, 16 vjeçar nga Podujeva ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë (Leukemisë), njofton Llapi.info
16 vjeçari nuk arriti ta mposhtë sëmundjen e cila iu shfaq kohë më parë, ndërsa sot i është dhënë lamtumira e fundit.
Familjarë, shokë e shumë qytetarë të tjerë, me lot e kanë përcjellë për në banesën e fundit Tovërlanin në varrezat te Xhamia e Vjetër./Llapi.info