Kortezhi me trupin e pa jetë të Adem Demaçit arrin tek varrezat në Velani.
Me nderimet më të larta shtetërore po i jepet lamtumira e fundit veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Heroit të Kombit, fituesit të çmimit “Sakharov”, njeriut që njihej ndryshe si Mandela i Europës, Adem Demaçi.
Demaçi varroset në “Varrezat e Dëshmorëve” në lagjen Velania, pak metra larg nga varri i ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Në këtë ceremoni lamtumirës po marrin pjesë personalitete të larta shtetërore të vendeve të ndryshme, Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe më gjerë.
Për të përcjell veprimtarin Demaçi janë të pranishëm edhe mijëra qytetarë.
Ceremonia e varrimit të veprimtarit për qështje kombëtare Adem Demaçi
Publiée par Llapi.info sur Samedi 28 juillet 2018