Ish luftëtari i UÇK-së, Gani Abdullahu nga Podujeva ka ndërruar jetë dje pas një sëmundje të rëndë, shkruan Llapi.info

Abdullahu kishte kohë që ishte shtrirë në spital, teksa edhe ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme.

Ndërsa, lamtumira e tij e fundit u dha sot në varrezat e fshatit Dumnicë e Epërme të Podujevës.

Familjarë, miq, bashkëluftëtarë, pjesëtarë të FSK-së e shumë qytetarë të tjerë mes lotësh, kanë përcjellë për në banesën e fundit 44-vjeçarin.

Ndryshe, Abdullahu ka qenë ushtar në Zonën Operative të Llapit [ZOLL]./Llapi.info