Pas një sëmundje të rëndë, sot ka ndërruar jetë mësimdhënësi, publicisti e shkrimtari nga Podujeva, Milazim Kadriu, njofton Llapi.info.
Varrimi i të ndjerit u bë në varrezat e fshatit Revuçë, ku në ceremoninë lamtumirëse morën pjesë familjarë, kolegë e qytetarë të tjerë.
Kadriu për një kohë të gjatë ka punuar edhe si gazetar në portalin lokal, Llapi.info. Ka bashkëpunuar edhe me shumë medie në Kosovë e më gjerë.
Milazimi është përfaqësuar me poezi në mbi 50 vëllime poetike të autorëve tjerë (libra përkushtues), që janë botuar në Kosovë, Shqipëri, Preshevë, Maqedoni dhe në diasporë.
Shkrimtari nga Llapi ka botuar edhe shumë vepra letrare./Llapi.info