Në moshën 80-vjeçare ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së, Sadik Blakçori, njofton Llapi.info
Ndërsa, sot në varrezat e fshatit Letanc të Podujevës i është dhënë lamtumira e fundit.
Familjarë, miq, bashkëluftëtarë, pjesëtarë të FSK-së e shumë qytetarë të tjerë mes lotësh, kanë përcjellë për në banesën e fundit 80-vjeçarin.
Në ceremoninë e varrimit, kryetari i shoqatës së veteranëve të luftës – dega në Podujevë, Fahri Balaj, duke ngushëlluar familjen, ka përmendur kontributin që tashmë i ndjeri, Sadik Blakçori ka dhënë gjatë luftës në Kosovë./Llapi.info