Halim Rexhepi nga fshati Siboc i Poshtëm në Komunën e Podujevës jeton në një shtëpi e cila s’i plotëson as kushtet më elementare për jetesë, shkruan Llapi.info.
Rexhepi jeton i vetëm në këtë shtëpi. E gjendja është vështirësuar akoma më shumë me uljen e temperaturave. Sipas videos që lexuesit e portalit kanë dërguar pak më parë në Llapi.info, shihet gjendja e kësaj shtëpie. Madje, muralet e të njëjtës janë ‘pushtuar’ nga lagështia. Rexhepi është edhe veteran i arsimit.
“Këtu banoj unë. Qitu pikë dhe bahet ujë edhe hyn brenda. Ka ardhë një i Komunës ka thanë të ndihmojmë, por s’ka ardhur me ndihmua kurrgjë”, dëgjohet duke thënë Rexhepi.
Ndonëse i moshuar dhe i lodhur, ai ka një shpresë se dikush do t’i dalë në ndihmë./Llapi.info
Më poshtë video e cila ka arritur në adresë të Llapi.info: