Gazetarit dhe regjisorit serbo-kanadez Boris Malagurski i është ndaluar hyrja në territorin e Kosovës, përkatësisht në pikën kufitare në Jarinjë.

Sipas një vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, përcjell Telegrafi, Malagurski është një person që “konsiderohet të jetë kërcënim për rendin publik, sigurinë e brendshme, shëndetin publik, apo marrëdhëniet ndërkombëtare”.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Malagurski, përmes një postimi në Twitter, ku edhe e ka publikuar dokumentin në fjalë.

“Më është ndaluar hyrja në Kosovë, pasi jam shpallur ‘kërcënim’ nga e ashtuquajtura ‘Republika e Kosovës’ për bërjen e një filmi për trashëgiminë serbe @UNESCO në krahinën e saj jugore. Kryeministri i Kosovës @haradinajramush është i dëshpëruar për të fshehur të vërtetën rreth shkatërrimit të Trashëgimisë Botërore”, ka shkruar Malagurski në Twitter.

Malagurski është autor i një dokumentari, i cili dokumentar ishte përdorur mes tjerash edhe për lobim kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. /Telegrafi/

Boris Malagurski

@malagurski
I’ve been forbidden entry into #Kosovo, after being declared a “threat” by the so-called “Republic of Kosovo” for making a film about Serbian @UNESCO heritage in its southern province. “Kosovo PM” @haradinajramush is desperate to hide the truth about World Heritage destruction.