Dje një person, shtetas i Shqipërisë, është arrestuar pasi edhe pse e kishte të ndaluar të hyjë në Kosovë, ai ia kishte mësyrë të hyjë kundërligjshëm.
Në raportin e sotëm policor thuhet se ai i kishte ofruar një zyrtari policor 20 euro për ta lejuar të hyjë në territorin e Kosovës.
I njëjti pasi është intervistuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.