Pasditen e sotme ka ndërruar jetë 26 vjeçari nga Prizreni i cili u hodh nga një veturë në lagjen Bazhderhane të shtunën në mbrëmje.

Viktima ishte i plagosur rëndë. Siç raporton policia, nga lëndimet e marra nga një thikë nuk ka mundur t’iu përballojë plagëve dhe ka vdekur të dielen rreth orës 21:00 në repartin intensiv në QKUK.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka konfirmuar për Insajderin se personi i dyshuar tashmë është arrestuar.

Me datë 06.07.2024 rreth orës 23:55 êshtë raportuar që në lagjen Bazhderhane në Prizren është një person i shtrire ne toke. Patrolla policore i është pergjigjur rastit ku eshte kuptuar që viktima ishte therrur me thike. Eshte njoftuar urgjenca e qytetit, të njejtin e kane dërguar në emergjencen e spitalit rajonal të Prizrenit për tretmant mjeksor e më pas për shkak të gjendjes së rëndë i lënduari është dërguar në QKUK në Prishtinë. Nga informatat e para dyshohet se viktima është hedhur në rrugë nga një automjet nga persona të panjohur. Sot me datë 07.07.2024 rreth orës 21:00 nga reparti intenzivi i QKUK-s policia është njoftuar se viktima A.Th. , mashkull, 26 vjeçar ka ndërruar jetë”, tha ai.

“Rasti është duke u hetuar dhe do të veprohet në bazë të udhëzimeve të prokurorit”.