Një Volkswagen Golf 26-vjeçar nuk është një makinë veçanërisht interesante, veçanërisht kur ai ka filluar të “mbetet pa bojë” dhe timoni duket “sikur është përtypur nga minjtë”.
Sidoqoftë, ekzistojnë dy arsye të rëndësishme përse po sjellim në vëmendjen tuaj këtë makinë me dy dyer Mk3.
Siç bëhet e ditur, ai tanimë ka të kaluara 1,100,000 kilometra, por që ende është në gjendje të mirë, përcjell Telegrafi.
Dhe për të parë se në çfarë gjendje është, dikush ka vendosur që ta “testojë” atë në pjesët e pakufizuara të Autobahnit në Gjermani.
Pra, bëhet fjalë për testimin e një Golf të prodhuar në vitin 1995 me motorin e tij 1.9 litërsh SDI me naftë me 64 kuaj fuqi.