Malsor Syla nga Podujeva, përmes këngës të titulluar “R.I.P Baki Hajzerit” ka shprehur dhimbjen për vdekjen e shokut të tij Bakiut, i cili ka ndërruar jetë të shtunën në mesditë.
Përmes këngës kushtuar Bakiut, ai shpreh mallin për shokun e tij duke thënë se do ta mbajnë në zemër përjetësisht.
“Nga ne ti u ndave bash në lulën e rinisë, do t’i mungosh familjes, do t’i mungosh shoqërisë, si ëndërr pom doket që në mesin tonë sot s’je ti, s’po muj të bëj ball kur në klasë s’pot shoh ty” këndon Malsori pwr shokun e tij, Bakiun.
Baki Hajzeri ishte duke u mjekuar në Gjermani, pasi ai vuante nga një sëmundje e rëndë ku si pasojë e diagnositfikimit të gabuar dhe neglizhencës së shërbimeve mjekësore në Kosovë, gjendja ishte përkeqësuar edhe më shumë./Llapi.info
https://www.youtube.com/watch?v=e8A7rQKpEPU