Edhe pse i vështirë, por vendimi i të rinjve kosovarë për t’u larguar nga Kosova është duke vazhduar, shkruan Llapi.info
Këtë vendim e ka marrë edhe Valon Aliu nga Podujeva, i cili është nisur për në perëndim gjatë ditës së djeshme.
Por, Valoni pak para se të nisej e ka bërë edhe një postim në rrjetet sociale. Ai ka shkruar se këtë rrugë e ka marrë për një jetë më të mirë e të sigurt. Postim ky i cili po shpërndahet në masë të madhe.
“Dikur kemi hanger bukë e
kryp dhe nuk kemi ikur nga Kosova. Kemi pas zemer ta kapim pushken e ta mbrojmë
Atdheun tonë kunder okupatorit Serb.
Ndërsa sot në vend te pushkes e kapim valixhen dhe e leshojmë
Atdheun tonë per nje jetë me te mirë per nje jetë te sigurt, per femijët tanë…
Një KOSOVË pa shpresë….!”, ka shkruar ai sipër
fotografisë me valixhe në dorë./Llapi.info