Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi e cila ka tronditur opinioin publik vendas.
Një 19-vjeçar ka ekzekutuar në mënyrë mizore një taksist me të cilin po udhëtonte.
E gjithë skena u filmua nga një kamer e cila ishte e instaluar nga taksisti në pjesën e brendshme të makinës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Izmirit, ku qëllimi i ekzekutimit ishte grabitja e xhiros së taksistit.
Pas arritjes në destinacionin, 19-vjeçari e pyeti se sa para i detyrohet dhe përpara se 44-vjeçari të përgjigjet, ai e qëllon tre herë pas shpine brenda veturës.
Në atë moment taksisti mbetet i plagosur rëndë, por 19-vjeçari nuk mjaftohet me aq.
Ai del në pjesën e përparme të makinës dhe e godet sërish në fytyrë dhe kërkon ku nodhen paratë e xhiros.
“Nuk duhet t’i besosh të gjithëve”, dëgjohet të thotë i riu teksa ndodhet përballë fytyrës së taksistit në gjendje të rëndë.
Edhe pse fillimisht i mbijetoi plagëve të marra, taksisti ndërron jetë pak më vonë në spital.
Oficerët shqyrtuan 110 orë pamje nga 70 kamera sigurie dhe bënë të mundur identiikimin dhe arrestimin e 19-vjeçarit.
Gjatë kontrolleve në banesën e tij u gjet dhe arma e krimit si dhe shuma e parave të grabitura.