Një person është arrestuar sot pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin një autobusi. Motivi i rastit dyshohet të jetë mosdhënia e pagës.
Punonte si kondukter në këtë atubus.
Kurse të mërkurën ia vuri flakën, mjetit në të cilin punonte.
Krejt kjo, pasi shefi i firmës nuk ia dha pagën.
Kështu që autobusi që deri një ditë më parë, barte udhëtarë në relacionin Fushë Kosovë-Prishtinë, tashmë ndodhet në këtë gjendje.
Policia e Kosovës, ka arrestuar personin që dyshohet se kreu vetë veprim.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt ndërkohë hetimet kanë nisur.
T7 ka provuar të flas me kompaninë, pronë e të cilës është autobusi i djegur, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.