Që nga 25 janari i këtij viti në Policinë e Kosovës është raportuar i zhdukur një person i nacionalitetit rom.
Sipas raportit policor, bëhët fjalë për Besim Berishën i lindur në vitin 1975, banues në fshatin Dobrajë të vogël të komunës së Lipjanit, njofton Klan Kosova.
Por, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, prandaj Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Kosovës të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij.
Të gjithë ata që kanë ndonjë informacion lidhur me rastin, le të informojnë policinë në numrin kontaktues 044-506- 091 ose në linjën emergjente 192.