Policia e Kosovës ka njoftuar se një prishtinasi ia kanë vjedhur 8 mijë euro në një çantë bashkë me dokumentet personale.

Viktima e kishte pasur çantën në veturë teksa i janë vjedhur paratë dhe dokumentet personale.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë jashtë veturës, një i dyshuar (deri më tani i pa njohur) nga vetura ia ka vjedhur një çantë në të cilën i kishte dokumentet personale dhe tetë mijë (8000) € para të gatshme. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë të shtunën.