Të martën në Pejë një viktimë e komunitetit rom ka njoftuar se derisa po shkonte tek vetura e saj, një person i pa njohur afërsisht 25 vjeçar i afrohet për të biseduar.
Në një moment papritmas e sulmon duke e rrëzuar viktimën në tokë me ç’ rast ia merr çantën nga krahu ku sipas viktimës kishte para të gatshme në shumën 5.200 €.
Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore, njofton Policia e Kosovës, përcjell Klan Kosova.
Me vendimin e Prokurorit rasti i iniciuar mbetet të hetohet.